Humb jetën nga koronavirus epidemiologu Vilson Topulli

Nga Exit News
Humb jetën nga koronavirus epidemiologu Vilson Topulli

Epidemiologu Vilson Topulli, 73-vjeç, është ndarë nga jeta mbrëmjen e së martës, i  infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka dhënë Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silvia Bino.

Në një postim në rrjetet sociale, Bino shkruan se Vilson Topulli njihej si ‘historia dhe kujtesa e ISHP-së ku kishte filluar punën qysh 19 vjeç.’

Ai ishte epidemiolog terreni, i cili ishte personi që njihte çdo skutë në Shqipëri, e njihte vendin dhe këdo që punonte në shëndet publik.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>