
Një 39-vjeçar nga Shkodra, i infektuar me koronavirus, ka humbur jetën në spitalin Shefqet Ndroqi.
Viktima G.R. ishte prej disa ditësh i intubuar.
Një ditë më parë, në media sociale nisi një fushatë për mbledhje fondesh për të dërguar 39-vjeçarin në Turqi për të marrë ndihmë më të specializuar.
Nuk dihet ende nëse ai vuante nga sëmundje të tjera.
Në total numri i viktiamve në vend ka shkuar në 139.