
Një 82-vjeçar nga Shkodra me Covid-19 ka humbur jetën në Spitalin Infektiv, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 80 viktima. Kjo është viktima e 4-të brenda 24 orëve të fundit.
Të hënën, në vend, u regjistruan 71 raste të reja me Covid-19. Në spital janë të shtruar 78 pacientë, 8 prej të cilëve në terapi intensive, dhe dy prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë.