Një 25 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mëngjesin e së hënës.
Sipas njoftimit të policisë viktima është A. A., 25 vjeçe.
Ajo është përplasur nga një makinë dhe ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra.
Shoferi i makinës, E.B është shoqëruar në komisariat.
Aksidentet rrugore në vend kanë qenë në shifra të larta gjatë vitit 2020, në të cilin kanë ndodhur 6,248 aksidente, duke shkaktuar 159 viktima.