![anibal byberi Humb jetën një tjetër mjek me Covid-19](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/08/anibal-byberi.jpg)
Mjeku Anibal Byberi, i infektuar me Covid-19, ka humbur jetën mëngjesin e së hënës në spitalin Shefqet Ndroqi.
Ai u shtrua në spital, në gjendje të rëndë, një ditë më parë.
Anibal Byberi ishte mjek pneumolog në Tropojë prej shumë vitesh. Ai ka qenë dhe drejtor i spitalit të Tropojës.
Ky është mjeku i tretë që ndërron jetë nga koronavirusi.
Më herët kanë humbur jetën mjeku i QSUT-së Arjan Pushi dhe mjeku në spitalin e Pukës Hysni Shkjau.