Humb jetën pedagogu Klement Qerimi, i infektuar me Covid-19

Nga Exit News
Humb jetën pedagogu Klement Qerimi, i infektuar me Covid-19

Klement Qerimi, pedagog në Universitetin Politeknik, ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës, pasi ishte infektuar me Covid-19.

Qerimi, 47 vjeç, ndodhej prej disa ditësh i shtruar në spital, ndërsa një ditë më parë ishte vënë në intubim për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore. Nuk dihet ende nëse ai vuante nga sëmundje të tjera.

Pedagogu, gjatë tërmetit të 26 nëntorit, humbi shtëpi dhe dëmtoi njërin syri, pasi disa mobileri i ranë sipër. Ai tha se kishte humbur shikimin plotësisht, pasi syrin tjetër e kishte të dëmtuar që nga lindja.

Numri total i viktimave me Coronavirus në vend ka shkuar në 200.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>