
Punonjësi i fabrikës së tullave në Maminsa humbi jetën të shtunën si pasojë e plagëve të marra nga zjarri i të premtes në fabrikë.
Policia njoftoi se arrestoi përgjegjësin teknik B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi zjarri ra si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë.
Fabrika u dogj duke shkaktuar shumë dëme materiale, nga një shkëndijë elektrike.