
Një 25 vjeçare, punonjëse e sigurisë në portin e Durrësit, ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një kamion.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:30 në portin e Durrësit.
Drejtuesi i mjetit është një 39 vjeçar, i cili është arrestuar dhe po hetohet.
Policia po heton rrethanat për të zbardhur ngjarjen.