Një 71-vjeçar nga Durrësi, i infektuar me Covid-19 ka ndërruar jetë mëngjesin e së premtes te spitali Infektiv.
Viktima ishte prej 2 javësh i shtruar në spital, ku po trajtohej në terapi intensive.
Ai është viktima e 36-të të cilin Ministria e Shëndetësisë e cilëson vdekje prej Covid-19. Ditët e fundit kanë humbur jetën dhe pacientë të tjerë me Covid-19, disa prej të cilëve asimptomikë, të cilët ministria nuk i numëron si vdekje nga Covid-19.