2 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 97.
Ata janë një 64-vjeçare nga Shkodra dhe 63-vjeçare nga Elbasan.
Situata paraqitet e rënduar dhe në spitalin Infektiv, ku nga një ditë më parë janë shtuar 5 pacientë të shtruar.
Aktualisht në spitalin Infektiv ka 90 të shtruar, mes të cilëve ka dhe mosha të reja. 10 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Ministria e Shëndetësisë i bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të marrim masa mbrojtëse, si në ambientet e hapura, ashtu dhe në ato të mbyllura pasi virusi po përhapet me shpejtësi.