Dy punonjës kanë humbur jetën gjatë ditës së sotme.
Një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetë të enjten teksa punonte në ndërtimin e një pallati në Tiranë.
Sipas informacioneve të deritanishme, punëtori humbi jetën pasi ra nga një lartësi e madhe.
Policia po heton shkakun e ngjarjes.
Gjithashtu një rast tjetër është shënuar gjatë ditës së sotme, ku një punëtor humb jetën gjatë punës. Një punonjës në një fabrikë prodhimi në Kamëz, ka humbur jetën pasi plagëve të marra nga makineria e fabrikës.
Ky është rasti i 10 në muajt e fundit ku një punëtor ndërtimi humb jetën ose plagoset gjatë punës.
Edhe në vitin 2019, mungesa e sigurisë në punë ishte shqetësuesedhe shkaktoi të paktën 34 viktima. Industria e ndërtimit është industria ku është shënuar numri më i lartë i aksidenteve dhe i viktimave gjatë punës për vitin 2019.