Hungaria dhe Polonia kërkojnë të bllokojnë mekanizmin e BE për buxhetimin e kushtëzuar

Hungaria dhe Polonia kërkojnë të bllokojnë mekanizmin e BE për buxhetimin e kushtëzuar

Polonia dhe Hungaria janë duke sfiduar një mekanizëm të ri në buxhetin e Bashkimit Evropian. Ky mekanizëm kushtëzon pagesat e transfertave nga BE me zbatimin e ligjit, për çka të dyja shtetet janë kritikuar ashpër.

Mekanizmi i ri është krijuar në planin e shpenzimeve për periudhën 2021-27 dhe në paketën e rimëkëmbjes në vlerë të 750 miliardë eurove.

Ky kusht mundëson bllokimin e fondeve nëse ka shqetësime për shkelje si shkelja e parimit të pavarësisë së gjyqësorit.

Masa është kundërshtuar nga Polonia dhe Hungaria, shtete që janë kritikuar nga blloku evropian për çështje të lidhura me sundimin e ligjit.

Të dyja shtetet kanë bllokuar miratimin e buxhetit të BE-së dhe paketën e ndihmës për shkak të këtyre mospajtimeve.

Në një samit të mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar, liderët e BE-së arritën një kompromis për çështjen. U vendos që mekanizmi nuk do të zbatohet derisa Gjykata Evropiane e Drejtësisë të shqyrtojë ankesat e mundshme.

Më 11 mars, Polonia ka njoftuar se ka dërguar ankesë në gjykatë për këtë çështje, sipas raportit të Radio Europa e Lirë.

Ne besojmë se zgjidhje të tilla nuk kanë bazë ligjore në traktate, ndërhyjnë në kompetencat e vendeve anëtare dhe shkelin ligjin e BE-së”, ka thënë zëdhënës qeveritar, Piotr Mueller në një deklaratë.

Në Budapest, Gergely Gulyas, shefi i stafit të kryeministrit Viktor Orban, ka thënë se Hungaria do të nisë një rast të ngjashëm gjyqësor këtë javë.

Jemi duke sfiduar rregullin mbi kushtëzimin para Gjykatës Evropiane të BE-së, bashkë me Poloninë”, ka thënë ministri i Drejtësisë Judit Vargan në Facebook.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>