Hungaria heq detyrimin e mbajtjes së maskave mbrojtëse

Hungaria heq detyrimin e mbajtjes së maskave mbrojtëse

Hungaria do të lehtësojë shumicën e masave kufizuese gjatë fundjavës. Lajmin e bëri të ditur kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Ai njoftoi se qytetarët nuk do të kenë nevojë të mbajnë maska në ambjentet e jashtme.

“Kjo do të thotë që ne kemi mundur valën e tretë të pandemisë. Ka ardhur koha për t’i thënë “lamtumirë maskave” në vendet publike.”, u shpreh ai.

Hungaria është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që ka miratuar dhe përdorur vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze.

Kjo i ka mundësuar këtij vendi që të arrijë një nga nivelet më të larta të vaksinimit në BE. Rreth 50% e popullsisë prej rreth 10 milionësh, tashmë kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>