Hungaria i propozon BE-së të miratojë përdorimin e të gjithë vaksinave që kanë treguar efikasitet ndaj COVID-19

Nga Exit News
Hungaria i propozon BE-së të miratojë përdorimin e të gjithë vaksinave që kanë treguar efikasitet ndaj COVID-19

Kryeministri hungarez Viktor Orban është shprehur se do t’u propozojë udhëheqësve të Bashkimit Evropian që të autorizojnë të gjitha vaksinat që kanë treguar se janë të sigurta dhe efikase dhe t’i përdorë ato për të përshpejtuar vaksinimet në të gjithë BE.

Hungaria është i vetmi vend i BE që ka miratuar shpërndarjen e vaksinave ruse dhe kineze në sasi të mëdha para se Agjencia Evropiane e Barnave t’i shqyrtojë dhe miratojë përdorimin e tyre Kjo i ka mundësuar asaj të arrijë një nga nivelet më të larta të vaksinimit në BE, raporton Reuters.

“Ne kemi mësime për të ndarë pasi Hungaria është rihapur pothuajse plotësisht,” tha Orban. “Hungarezët kanë përsëri lirinë e tyre, ndërsa në shumë vende evropiane nuk është kështu.”

Hungaria ka vaksinuar 4.2 milionë nga 10 milionë banorët e saj, duke përfshirë 2.4 milionë me të dyja dozat e pesë vaksinave të ndryshme që ka përdorur.

Por me 28,403 viktima, ajo mbetet e para në botë për vdekjet për frymë gjatë pandemisë, për shkak të një vale të tretë vdekjeprurëse.

Hungaria vendosi të përdorë vaksinat ruse dhe kineze pasi qeveria e Orban vendosi që çdo vaksinë e përdorur gjerësisht në një vend tjetër mund të përdoret gjithashtu në Hungari.

Orban tha se BE duhet të ndjekë një kurs të ngjashëm: “Unë do të propozoj që në të gjithë Evropën të pranojmë të gjitha vaksinat që rezultojnë të dobishme dhe të sigurta dhe të përshpejtojmë vaksinimet.”

Agjencia Evropiane e Barnave ka miratuar vaksinat kundër COVID-19 të kompanive Pfizer / BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Janssen dhe ka katër vaksina të tjera nën shqyrtim, përfshirë Sputnik V por asnjërën prej dy vaksinave të zhvilluara nga Sinopharm e Kinës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>