Hungaria, vendi i parë në Evropë që do të mbyllë sërish kufijtë me 1 shtator, për të ndaluar një valë të dytë infeksioni.
Qytetarët e huaj nuk do të lejohen të hyjnë në Hungari, lajmëroi qeveria hungareze, ditët e premte, duke ju rikthyer politikës së fillimit.
Vendimi erdhi pas rritjes së numrave të të infektuarve.
Të premten vendi raportoi 132 raste të reja me koronavirus, krahasuar me 52 rastet që kishte javën e kaluar.
Qytetarët hungarez që do të kthehen në vend do të karantinohen ose të bëjnë testin Covid19.