Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar tarifat e reja për shtyrjen e proceseve gjyqësore për vitin 2021.
Sipas vendimit të datës 23 dhjetor, nga 1 janari do të ketë penalizime për seancat që shtyhen pa u justifikuar.
Vendimi parashikon që për vonesa të shkaktuara në gjykimet në shkallët e para, penaliteti është 5000 lekë, ndërsa për vonesa në apel deri në 10.000 lekë.
Për seancat në Gjykatën e Lartë, penaliteti është 15.000 lekë.
Nëse çështja kalohet direkt në Gjykatën e Apelit gjoba do të jetë 5000 lekë, e barabartë me atë që vendoset për gjykimet në shkallën e parë.
Nga detyrimi për të paguar tarifën gjyqësorë përjashtohet çdo organ publik, si gjykata dhe prokuroria. Përjashtimet ndodhin vetëm në rastet kur e parashikon ligji.
Vendimi parashikon që një shërbim gjyqësor do të kushtojë 150 000 lekë.
Tarifa për padi civile do të jetë sipas vendimit 15000 lekë. Ndërsa kërkesa për padi me objekt marrëdhënie pune do të jetë 1000 lekë. Regjistrimi i kërkesave të OJF-ve, Partive Politike apo Sindikatave do të kushtojë 2 000 lekë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që për divorcet të përgjysmohet tarifa, dhe do të kushtojë 1500 lekë, nga 3000 që ka qenë më parë.