Hysni Gucati vetëdeklarohet i pafajshëm para gjykatës së Hagës

Nga Die Morina van Uijtregt
Hysni Gucati vetëdeklarohet i pafajshëm para gjykatës së Hagës

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së Hysni Gucati u vetëdeklarua i pafajshëm, të premten, gjatë seancës paraprake para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

“Unë Hysni Gucati dhe bashkëluftëtarët e mi e kemi mbrojtur pragun e shtëpisë dhe atdheun tonë dhe si pasojë unë jam plagosur me 3 qershor të vitit 1999 dhe sot jam invalid i luftës të UÇK-së.  Ne nuk e kemi pushtuar Serbinë, ne jemi në pafajshëm, unë kam të drejtën e lirisë dhe të shprehjes dhe të drejtën t’i shpreh mendimet e mia”, u shpreh Gucati gjatë seancës.

Gucati, së bashku me zëvendësin e tij Nasim Haradinaj, akuzohet për pengim të drejtësisë dhe zbulimin e paautorizuar të të informacionit të mbrojtur, përfshirë këtu dhe detajet identifikuese të dëshmitarëve të mundshëm.

Gjatë periudhës prill-shtator 2020, Gucati dhe Haradinaj akuzohen se kanë bërë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorisë Speciale dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata ‘gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë’.

Akuzat ndaj tij u bazuan në tre konferenca për shtyp të mbajtura nga OVL e UÇK-së, ku Gucati nuk ka ndërhyrë për të ndalur publikimin e emrave dhe të dhënave të banimit të dëshmitarëve të gjyqeve në Hagë, kundër drejtuesve të UÇK-së. Në këto konferenca shtypi, këta individë i janë ekspozuar rrezikut potencial për sigurinë e tyre.

“Në lidhje me të gjitha akuzat që më janë lexuar, unë ndihem i pafajshëm. Unë deklarohem i pafajshëm për të gjitha akuzat,” tha Gucati për gjykatën me bazë në Hagë.

Ai theksoi se ai ka të drejtën e lirisë së shprehjes.

“Dhe e drejta për të shprehur mendimet e mia, është e drejta ime që në mënyrë të ligjshme të mbroj vlerat e kombit shqiptar dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe unë do të vazhdoj t’i mbroj këto vlera deri në fund,” u shpreh ai.

Gucati kujtoi se ai u plagos më 3 qershor 1999 ndërsa, duke shtoi se ai “dhe shokët e [të luftës] kemi mbrojtur pragjet e shtëpive tona dhe atdheut tonë”.

Gucati u arrestua më 25 shtator dhe që prej asaj kohë ndodhet në Hagë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>