“Nuk arrij t’i falenderoj sa duhet, i detyrohem jetën time”, tha Boris Johnson, në një deklaratë të shkurtër të shtunën në darkë.
Ai falenderoi stafin mjekësor pasi doli nga reanimacioni dhe u zhvendos në pavjon për të vazhduar mjekimin.
Si u përpoqën këshilltarët e Kryeministrit të zhvleftësojnë simptomat:
Në ditët e para të infektimit me koronavirus, Johnson u përpoq ta paraqiste sa më të lehtë gjendjen e tij shëndetësore.
Ai u vetë izolua dhe tha se simptomat ishin të lehta dhe ai mund të vazhdonte punën.
Por, pavarësisht mesazheve dhe video konferencave me ministrat e qeverisë, ngarkesa e punës u ul shumë me shpresën se kjo do të ndihmonte në shërimin e tij.
Numri i telefonatave u kufizua dhe numrini dokumentave u ul ndjeshëm. Ai arrinte të regjsitronte video me telefon, dhe t’ia dërgonte ministrave.
Vetëm dy persona ishin në kontakt me Johnson, sekretari i tij dhe zëdhënësi.
Por, pas një jave në izolim nuk pati asnjë përmirësim të kryeministrit britanik.
Më 2 prill, mjkët thanë se gjendja e tij po përkeqësohej dhe kushtet e tij të punës duheshin riparë.
Dhe me 3 prill, në darkë, mjekët vendosën shtrimin e kryeministrit në spital. Sërish, ekipi i tij u përpoq ta zhvleftësonte, por ishte e pashmagshme. Kryeministri Johnson vendosi ministrin Raab si zëvendësuesin e tij, dhe lajmëroi Mbretëreshën dhe publikun.
Pas tre ditësh në spital, Johnson u fut në reanimacion, në frymëmarrje të drejtuar. Gjendja e tij u përkeqësua dhe për dy ditë rresht nuk pati asnjë përmirësim.
Dje, më në fund pas 17 ditësh, gjendja e Kryeministrit u përmirësua.