Fadil Tërnova, 32 vjeç, u arrestuar të premten në Bulqizë, i shpallur në kërkim për disa vepra penale.
Ai u arrestua në shtëpinë e tij, i fshehur në ambientet e një bodrumi të hapur enkas në një prej dhomave, që ishte i mbuluar me pllakat e dyshemesë.
Tërnova është shpallur në kërkim që prej vitit 2018, për veprat penale “heqje e paligjshme e lirisë”, “kanosje për të mos kallëzuar krimin” dhe “armëmbajtja pa leje”.
Në vitin 2013, Tërnova është dënuar për vrasjen e një shtetasi në Bulqizë.
Ai po ashtu është hetuar disa herë për vepra penale të tilla si kanosje, shkatërrim prone, përndjekje.