I shkarkuar nga Kuvendi, Metës mund t’i duhet të rimandatojë Ramën kryeministër

Nga Exit News
I shkarkuar nga Kuvendi, Metës mund t’i duhet të rimandatojë Ramën kryeministër

Presidenti Ilir Meta ka gjasa të thërrasë Kuvendin e ri, të mandatojë Kryeministrin Rama dhe të dekretojë qeverinë e re të tij, gjatë kohës që mund të jetë i shkarkuar nga Kuvendi.

Komisioni hetimor për shkakrkimin e tij ka afat të paraqesi raportin për shkarkimin e tij deri më datën 29 maj.

Një javë pas paraqitjes së raporti Kuvendi do të votojë shkarkimin ose jo të presidentit.

Brenda 5 ditësh, nga shkarkimi vendimi i Kuvendi shkon në Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ka një afat se kur do të shqyrtojë kërkesën.

Në muajin qershor ka pak gjasa që Gjykata ta shqyrtojë kërkesë për shkak të datave të zëna kërkesat e dorëzuara më parë, si shembja e Teatrit Kombëtar, ligjshmëria e zgjedhjve vendore, etj.

Nëse, ajo nuk arrin ta shqyrtojë brenda muajit Korrik, atëherë seanca shtyhet për në shtator.

Ndërkohë që Presindeti, më 10 shtator duhet të mbledhë Kuvendin dhe të mandatojë Kryeministrin e ri.

 

Marrë nga emisioni ‘Me pak fjalë’, në Euronews.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>