Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim të martën, grabitësin e zyrës së institucionit financiar Kredo.al, në rrugën ‘Bradhyl’, në Tiranë, më 23 janar.
Personi K.Ç, 21 vjeç grabiti rreth 100 mijë lekë, duke kërcënuar me armë punonjësit.
Sipas njoftimit të policisë, personi dyshohet se ka grabitur edhe një farmaci në rrugnë e ‘Kavajës’, në Tiranë, më 21 janar.