Qytetarët e Velipojës janë përplasur paraditen e së shtunës me policinë dhe Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtes së Territorit për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet.
Forca të shumta policie ndaluan me forcë qytetarët për të penguar fadromat e IKMT-së nga prishja e ndërtimeve.
6 prej qytetarëve u shoqëruan nga policia, pasi akuzohen se kundërshtuan forcat e policisë.
Në përfundim të aksionit, IKMT shembi 24 ndërtesa pa leje në bregdet.
Një ditë më parë, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi kërkoi ndërprerjen e aksionit të IKMT-së.
Ademi kërkoi nga IKMT të gjithë dokumentetet dhe vendimet për shembjen e ndërtesave, pasi dyshon se shembja e tyre po bëhet në mënyrë të paligjshme, por kërkesat e saj u injoruan nga IKMT.