ILD nis hetimin për Kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, postonte video në Tik Tok

Nga Exit News
ILD nis hetimin për Kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, postonte video në Tik Tok

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit për shkak të videove në Tik Tok, të hënën.

Enkelejda Kapedani postonte video me veshje të shtrenja duke bërë sfilatë në ambjentet e gjykatës, në rrjetet sociale. Videot u publikuan në disa portale në vend.

Ajo u emërua në krye të gjykatës së Elbasanit më 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së Zihni Shahut, me votim nga gjyqtarët e Elbasanit.

Gjyqtarja liroi nga burgu anëtarëin e bandës së Gaxhait, të dënuar me burg të përjetshmë, Viktor Ymeri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>