Ilir Meta e Gramoz Ruçi kujtojnë veprën e Moikom Zeqos

Nga Exit News
Ilir Meta e Gramoz Ruçi kujtojnë veprën e Moikom Zeqos

Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi kanë shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të studiuesit dhe shkrimtarit Moikom Zeqo.

një postim në Facebook, Meta shkruan se Moikom Zeqo ishte ‘një mendimtar i vyer, eruditit, zë i fuqishëm, penë e fortë dhe poliedrike, intelektual i angazhuar e të përkushtuar ndaj së mirës publike e interesit kombëtar, dhe njëri prej shkrimtarëve më prodhimtarë të letërsisë sonë.’

Meta i shprehu ngushëshëllimet familjes së Zeqos.

Ndërsa Ruçi e quajti Moikom Zeqon ‘një  enciklopedi e gjallë’:

‘Moikom Zeqo ishte një personalitet erudit  i rrallë, një enciklopedi e gjallë. Shkrimtar, historian, arkeolog, studiues e kritik letrar, përkthyes dhe publicist, mbi të gjitha një intelektual i shquar dhe patriot i madh. Ai i shërbeu Shqipërisë dhe kulturës shqiptare deri në ditët e fundit të jetës, me një dashuri e përkushtim të pashoq.’

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>