Illinoisi, shteti i tretë në SHBA që urdhëron mbylljen në shtëpi të qytetarëve

Nga Exit News
Illinoisi, shteti i tretë në SHBA që urdhëron mbylljen në shtëpi të qytetarëve

Guvernatori i Illinoisit urdhëroi të premten mbasditë 13 milionë banorët e shtetit që të qëndrojnë në shtëpi.

Kalifornia urdhëroi qendrimin në shtëpi të enjten, ndërsa Nju Jorku ka urdhëruar mbylljen e të gjitha bizneseve jo të domosdoshme, ndërsa Pensilvenia mbylljen e të gjitha bizneseve që nuk janë të domosdoshme ëpr jetën.

Në shpalljen e vendimit, Guvernatori Pritzker u shrpeh se ishte i vetëdijshëm që në disa raste vendimi i tij ”ka të bëjë me zgjedhjen mes jetës së njerëzve dhe mirëqenies së njerëzve”, por ai ka vendosur të zgjedhë jetën pasi pa jetë nuk mund të ketë mirëqenie.

Ai theksoi gjithashtu se kjo është masa e vetme efikase për të siguruar distancimin social midis njerëzve, çfarë është e domosdoshme për të penguar apo ngadalësuar përhapjen e virusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>