Imuniteti i tufës pas vaksinimit të gati 90% të popullatës, thotë Fauci

Nga Exit News
Imuniteti i tufës pas vaksinimit të gati 90% të popullatës, thotë Fauci

Që të arrihet imuniteti i tufës, vendet duhet të vaksinojnë rreth 90% të popullsisë tha Dr. Anthony Fauci, eksperti më i shquar i sëmundjeve infektive amerikane, raporton Radio Europa e Lirë

Fauci pranoi se ai kishte ndryshuar pritshmëritë e tij, pasi më herët këtë vit kishte thënë se vetëm 60% në 70% do të duhej të vaksinohej për të arritur imunitetin e tufës.

“Ne me të vërtetë nuk e dimë se cili është numri real. Unë mendoj se diapazoni real është diku nga 70 deri në 90 për qind. Por, unë nuk do të them 90 për qind. Kur sondazhet thonin se vetëm rreth gjysma e të gjithë amerikanëve do të bënin një vaksinë, unë thosha që imuniteti i tufës do të arrihej me 70 deri në 75 për qind”, i ka thënë Fauci gazetës Times.

Komentet e tij erdhën ndërsa SHBA-ja raportoi më shumë se 3.000 vdekje për të dytën ditë radhazi të mërkurën. Numri i të vdekurve në SHBA arriti në 326,333 nga mesnata e së mërkurës, sipas të dhënave të Reuters.

Më shumë se 1 milion amerikanë kanë marrë dozën e parë të vaksinës që nga 14 dhjetori, sipas Qendrave të Kontrollit të Sëmundjeve në SHBA, ose vetëm rreth 0.3% të popullsisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>