Ina Rama fiton gjyqin me KLD

Ina Rama fiton gjyqin me KLD

 

Ish-Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama  fitoi të drejtën për t’u kthyer në sistemin gjyqësor. Gjykata Administrative e Apelit vendosi sot të urdhërojë KLD-në t’i propozojë Presidentit emërimin e Ina Ramës si gjyqtare duke rrëzuar vendimin e KLD-së që ndalonte kthimin e Ina Ramës si gjyqtare.

Pasi u largua nga posti i Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kthimin në sistemin gjyqësor. Por KLD e refuzoi kërkesën e Ramës me argumentin se:  “Zonja Ina Rama ka qenë gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda dhe jo në Gjykatën e Apelit Tiranë. Për t’u emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë ajo duhet t’u nënshtrohet procedurave të konkurimit së bashku me kandidatët e tjerë pretendentë për në atë gjykatë”.

Ina Rama e paditi KLD-në pranë gjykatës së shkallës së parë, e cila vendosi në favor të KLD-së. Ky vendim u ankimua  në Gjykatën e Apelit Administrativ, e cila i dha sot të drejtë Ina Ramës.

Ina Rama u largua nga posti i Prokurores së Përgjithshme në fillim të vitit 2013, pak muaj para se të mbushte pesë vite në këtë post. Largimi i Ina Ramës erdhi pas acarimit të marrëdhënieve të saj me krerët e mazhorancës së djathtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>