Inaugurimi i Bidenit, Amerika në gatishmëri për protesta të armatosura

Nga Exit News
Inaugurimi i Bidenit, Amerika në gatishmëri për protesta të armatosura

Të gjitha shtetet amerikane dhe Distrikti i Kolumbia (DC) janë në gatishmëri për protesta të mundshme të dhunshme këtë fundjavë, përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden në 20 janar.

Pritet që të dielën të ketë protesta, pasi në rrjetet online ka pasur thirrje për protesta nga mbështetësit pro-Trump.

Trupat e Gardës Kombëtare nga i gjithë vendi po dërgohen në Uashington, për të dekurajuar çdo tentativë për protestë të dhunshme apo përsëritje të trazirave si në 6 janar në Kapitol.

Mbrëmjen e 6 janarit, qindra mbështetës të presidentit hynë në mënyrë të dhunshme në Kapitol, Kongesin amerikan, teksa po shqyrtohej certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

FBI ka paralajmëruar marshime të mundshme të armatosura nga demonstruesit pro-Trump në të githë vendin.

Për këtë arsye, trupa të shtuara ushtarake dhe policore janë vendosur në rrugët dhe sheshet kryesore.

Ekipi i Bidenit i ka bërë thirrje qytetarëve të shmangnin udhëtimet në kryeqytet për shkak të pandemisë Covid-19. Ekipi ka rekomanduar që njerëzit të ndjekin përurimin e Bidenit nga distanca.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>