Inaugurimi i Bidenit, largohen dy ushtarë të gardës për lidhje me grupet e ekstremit të djathtë

Nga Exit News
Inaugurimi i Bidenit, largohen dy ushtarë të gardës për lidhje me grupet e ekstremit të djathtë

Dy anëtarë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane do të largohen nga misioni i për të siguruar inaugurimin presidencial të Joe Biden.

Një zyrtar i Ushtrisë Amerikane dhe një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane thonë për Associated Press se dy anëtarët e Gardës Kombëtare janë gjetur të kenë lidhje me grupe milicie të së djathtës ekstreme.

Asnjë komplot kundër Biden nuk është gjetur.

Zyrtari i Ushtrisë dhe zyrtari i inteligjencës f nuk thanë se cilit grup ekstremist i përkisnin anëtarët e Gardës ose në cilën njësi shërbenin.

Joe Biden do të marrë detyrën e presidentit të SHBA të mërkurën, më 20 janar.

Inaugurimi i tij do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Mijëra ushtarë rezervë të Gardës Kombëtare janë në gatishmëri pas sulmit në ndërtesën e Kapitolit nga një turmë pro-Trump në 6 Janar që la të vdekur pesë persona.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>