Shqipëria bënë pjesë tek vendet me grupet më të fuqishme mafioze ndër 193 vende të botës. Vendi kategorizohet tek vendet me kriminalitet të lartë dhe me luftë të dobët kundër tij.
“Grupet e stilit mafioz [] më të fuqishme u identifikuan në [..] Itali, Spanjë, Mali i Zi, Shqipëri dhe Serbi”, shkruan Indeksi Global i Krimit të Organizuar, i botuar në shtator 2021, bazuar në të dhënat e grumbulluara dy vitte e fundit për krimin në botë.
Indeksi ka gjetur edhe se Shqipëria, Brazili, Meksia dhe Rusia, “janë vende më të qëndrueshme, por vlerat e tyre demokratike dhe sundimi i ligjit janë të komprometuar, duke zvogëluar kështu aftësinë e tyre për të adresuar në mënyrë efektive krimin e organizuar”.
Indeksi Global i Krimit të Organizuar, vlerëson 193 shtete anëtare të OKB-së sipas dy metrikave: nivelit të kriminalitetit bazuar në tregjet kriminale dhe aftësisë së shtetit për të luftuar krimit.
Vlerësimi kryhet në një rend nga 1 në 10 — niveli më i ulët deri në nivelin më të lartë të krimit të organizuar, dhe niveli më i ulët deri në nivelin më të lartë të luftës ndaj krimit.
Sipas nivelit të vlerësimit të indeksit, ndër 193 vende, Shqipëria renditet e:
57-ta për nivelin e lartë të kriminalitetit dhe aftësi të dobët për ta luftuar atë.
63-ta në për tregjet e krimit me 5 pikë, dhe me 7 pikë për trafikun e kokainës, kanabisit dhe trafikut të qënieve njerëzore.
53-ta për aktorët kriminal, grupet mafizoe dhe lidhjen me grupet mafioze jashët vendit, me 6 pikë
87-ta për aftësinë për të luftuar krimin me 5 pikë, më mirë vendi performon në bashkëpunimin ndërkombëtar për ligjet e politikat kombëtare.