Indeksi i Baselit — Shqipëria në 10 vendet kryesore në Evropë për pastrimin e parave

Indeksi i Baselit — Shqipëria në 10 vendet kryesore në Evropë për pastrimin e parave

Shqipëria renditn në vendin e 85 nga 146 vende për riskun e pastrimit të parave nga Indeksi i Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit të publikuar nga Instituti i Baselit.

Shqipëria është vlerësuar me 5.75 pikë në një shkallë nga 0 (risk i ulët) deri në 10 (risk i lartë). Vendi ynë renditet nën mesataren e botërore të nivelit të riskut që paraqet një vend për pastrimin e parave të pista. Për vitin 2017 mesatarja botërore e riskut të një vendit është 6.15 pikë.

Në Evropë të vetmet vende, të cilat paraqesin risk më të lartë se Shqipëria janë Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.

Indeksi i Institutit të Baselit për pastrimin e parave mat rrezikun e pastrimit të parave dhe financimin e vendeve terroriste bazuar në burimet publike të një vendi. 14 indikatorët e matur nga Indeksi si kuadri ligjor për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, korrupsioni, standarti financiar, transparenca politike dhe zbatimi i ligjit llogarisin në një pikëzim të përgjithshëm nivelin e riskut që paraqet një vend.

Duke qënë se nuk ka të dhënat kuantitative, Indeksi i Baselit nuk mat eksistencën aktuale të aktivitetit të pastrimit të parave ose sasinë e parave të pista të ndodhura në vend por tregon vetëm nivelin e riskut ose dobësinë e një vendi për të shërbyer si vend për pastrimin e parave të pista dhe financimin e terrorizmit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>