India kthen 500 vagona treni në shtretër për të infektuarit me Covid-19

Nga Exit News
India kthen 500 vagona treni në shtretër për të infektuarit me Covid-19

India do të kthejë 500 vagona treni për të krijuar 8 mijë shtretër për të infektuarit me koronavirus në Delhi, pas shpërthimit të virusit.

Kapaciteti i shtretërve në Delhi, në spitalet private dhe ato publike, është 9,698, ndër to 4,248 janë bosh. Qeveria po planifikon të përdor edhe 40 hotele dhe 77 salla të mëdha për të shmangur mbingarkimin e spitaleve, nga të infektuarit. India filloi t’i përdor vagonët e treni në fillim të Prillit si vende karantinimi.

Ministri i Brendshëm indian lajmëroi rritjen e testimeve masive të popullsisë dhe mbyllje e shtëpive për të moshuarit.
12 mijë raste me Covid-12 u konfirmuan brenda ditës në Indi.

Deri më sot India është vendi i katërt më i prekur në botë me 320,922 të infektuar, dhe me 9,195 të vdekur, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti John Hopkins.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>