India është larguar nga skema e OBSh COVAX, e cila synon të shpërndajë vaksina kundër Covid-19 për vendet e varfra.
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë përsëriti sërish thirrjen për vendet e pasura që të dhurojnë vaksinat për vendet e varfra.
Tedros Adhanom Ghebreyesus rikujtoi të dielën nevojën urgjente për 10 milionë doza për Covax.
Covax është një nismë për qasje globale te vaksina kundër koronavirusit, e cila synon të sigurojë shpërndarje të barabartë të dozave në të gjithë botën.
“COVAX është gati të shpërndajë, por ne nuk mund të shpërndajmë vaksina që nuk i kemi. Marrëveshjet bilaterale, ndalimet e eksportit dhe nacionalizmi i vaksinave kanë shkaktuar shtrembërime në treg me pabarazi të mëdha mes kërkesës dhe ofertës. Dhjetë milionë doza nuk janë shumë dhe nuk janë as të mjaftueshme.”, theksoi ai.
Për larimin e Indisë nga COVAX ai tha se është e kuptueshme.