India miraton vaksinën e parë të ADN-së në botë, për përdorim emergjent kundër koronavirusit.
Vaksina ZyCov-D, duhet të merret me tri doza, ka parandaluar simptomat e sëmundjes në 66 për qind të personave të vaksinuar, ka treguar një studim i kompanisë prodhuese, Cadila Healthcare.
Kompania planifikon të prodhojë 120 milionë doza të vaksinës në vit.
Vaksinat paraprake të ADN-së kanë funksionuar mirë në kafshë, por jo në njerëz.
India deri më tani ka vaksinuar më shumë se 570 milionë njerez me vaksina – Covishield, Covaxin dhe Sputnik V.
Rreth 13 për qind e të rriturve janë vaksinuar plotësisht dhe 47 për qind kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, prej nisjes së fushatës së imunizimit në muajin janar.