
India regjistroi të premten një shifër rekord të infektuarish, ku 386 452 persona rezultuan pozitivë.
Ministria e Shëndetësisë raportoi 3 498 vdekje, duke e çuar totalin në 208.330.
India ka vendosur një rekord ditor global për më shumë se një javë me një mesatare prej afro 350.000 infeksionesh.
Në tre javët e fundit humbjet e jetës janë trefishuar.
India ka raportuar më shumë se 18.7 milionë raste që nga fillimi i pandemisë, e dyta pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Globalisht, sa i përket vdekjeve, India renditet në vendin e katërt.