India raportoi një numër rekord të rasteve të reja me mbi 12 mijë të infektuar, duke shënuar numrin më të lartë në pesë muaj. Vendi po ashtu po përballet me mungesë të vaksinave dhe qyteti i Mumbait ka hyrë në izolim gjatë fundjavës.
India, që është shteti i dytë në botë me popullsinë më të madhe, që prej fundit të marsit ka regjistruar mbi një milion raste të reja dhe mbi 500 vdekje çdo ditë edhe pse numri i vërtetë besohet se është më i lartë.
Për shkak nurmit të lartë të rasteve, Mumbai është futur në izolim gjatë fundjavës, ku janë mbyllur restorantet dhe autoritetet kanë ndaluar grumbullimin e më shumë se pesë personave. Qyteti, që ka 125 milionë banorë, do të jetë në izolim çdo fundjavë, deri në fund të prillit dhe njerëzit do të lejohen të dalin vetëm për të blerë ushqim apo ilaçe.
Autoritetet thonë se rritja e rasteve të reja me koronavirus është për shkak të përhapjes së varianteve të reja, por edhe mosmbajtjes së masave nga qytetarët.
Ndërkaq, India po përballet me mungesë të furnizimeve me vaksina. Deri më tani, 94 milionë doza të vaksinave janë në dispozicion të këtij shteti me 1.3 miliard banorë.