
India u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-ve që raportoi mbi 20 milionë raste të infektimit me Covid-19. Ndërsa numri i viktima kaloi mbi 220 mijë.
Numri i të infektuarve ditor u rrit nga 65 mijë në 370 mijë dhe vdekjet kaluan nga 30 viktima në ditë në 3 mijë, që prej 1 prillit. Ekspertët e shëndetit publik në Indi u shprehën se numrat mund të jenë edhe më të lartë.
Organizata Botërore e Shëndetit, OBSH u shpreh të hënën se gjatë dy javëve të fundit u regjistrua një rritje e numrit të të infektuarve në botë në krahasim me 6 muaj më parë. Gjysma e rasteve të reja i takon Indisë dhe Brazilit.