Industria e përpunimit të rrushit rrezikohet nga kërkesa e ulët dhe mungesa në infrastrukturë

Nga Alice Taylor
Industria e përpunimit të rrushit rrezikohet nga kërkesa e ulët dhe mungesa në infrastrukturë

Industria e kultivimit të vreshtave të rrushit po rrezikohet nga kërkesa e ulët dhe infrastruktura.

Dhjetra fermerë në fshatin Gërmenjë thanë se çmimi i ulët dhe mungesa e klientëve po i detyron ata të hedhin sasi të mëdha produkti dhe të humbin shumë para.

Fermerët thanë se vendosja e pikave të grumbullimit dhe të procesimit në zona të caktuara do të ishte një zgjidhje për gjendjen e krijuar. Ata thanë gjithashtu se 200 hektarë vreshta rrezikohen të braktisen ose të kalben.

Exit News foli me Dhurata Thanasin, eksperte e ushqimit “slow food” dhe me pronaren e kantinës Denisa Kalimani për faktin se fermerët po e hedhin produktin çdo vit.

Ato thanë se produkti importohet në Shqipëri  pavarësisht se fermerët shqiptarë e hedhin produktin pa arritur dot ta shesin.

Thanasi dhe Kalimani treguan se problemi kryesor i fermerëve është mungesa e politikave për lehtësimin e transportit, mbledhjes, procesimit dhe shpërndarjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>