Infektimet e reja në SHBA rikthehen në nivelet e dimrit

Nga Exit News
Infektimet e reja në SHBA rikthehen në nivelet e dimrit

Shtetet e Bashkuara aktualisht po regjistrojnë mesatarisht rreth 100,000 infeksione të reja në ditë nga COVID-19, duke u kthyer në nivelet e infektimeve të dimrit.

Me përhapjen galopante të variantit Delta, brenda një muaji, rastet janë rritur nga 11 mijë raste në ditë në fund të qershorit në mbi 107 mijë në gusht.

Sipas një raporti të AP, SHBA-ve iu deshën rreth nëntë muaj për të kapërcyer shufrat mbi 100 mijë të rasteve ditore, nga nëntori deri në qershor. Ndërkohë që u deshën vetëm 6 javë për t’u rikthyer në të njëjtat shifra, pavarësisht se 70% e popullsisë së rritur rezulton e vaksinuar.Edhe mesatarja e vdekjeve të reja ditore gjithashtu u rrit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, nga  270 vdekje në ditë para dy javësh në gati 500 në ditë të premten, 5 gusht.

Zyrtarët shëndetësorë kanë frikë se rastet do të vazhdojnë të rriten, nëse nuk rritet numri i të vaksinuarve.

“Modelet tona tregojnë se nëse nuk vaksinojmë njerëzit, mund të shkojmë deri në disa qindra mijëra raste në ditë, të ngjashme me nivelin në fillim të janarit,” u shpreh Rochelle Ëalensky, drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në një lidhje me CNN.

Në të njëjtën mënyrë janë shtuar edhe rastet e shtrimit në spital, ku disa qëndra vendore shëndetësore iu është dashur të transferojnë pacient jashtë shtetit, për shkak të mbushjes në kapacitete të spitalit. Në disa raste, ambulancat presin me orë të tëra për të shkarkuar pacientët në spitale.

SHBA-të ende nuk kanë një vendim përfundimtar ndërkohë, për përdorimin e një dozë të tretë përforcuese, por po e konsiderojnë aktualisht për kategoritë më të rrezikuara. Ato refuzuan një propozim të OBSH-së për memorandum në lidhje me vaksinën përforcuese, e ngritur mbi shqetësimin se vendet e zhvilluara do të bllokojnë vaksinimin bazë për vendet me të ardhura më të ulëta.

Por Shtëpia e Bardhë deklaroi se vendi po e plotëson detyrimin për shpërndarje të vaksianve drejt vendeve më të varfëra, ndaj të dyja opsionet mund të përdoren.

Vendi kanë dhuruar mbi 110 milion doza vaksinash kundër koronavirusit, në mbi 60 vende.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>