Të paktën 7 persona janë infektuar me Covid-19 në burgun e Beratit.
Sipas Shqiptarja.com, mësohet se janë infektuar 5 punonjës të burgut dhe dy të burgosur.
Ndërkohë do t’i bëhet tamponi punonjësve dhe të burgosurve të tjerë që kanë patur kontakt me ta.
Berati ka 914 raste aktive me koronavirus.