
Një edukatore e një kopshti në Kuçovë, bashkë me fëmijën e saj, janë infektuar me Covid-19.
Fëmija ishte pjesë e njërit prej grupeve të fëmijëve në kopsht. Pas mësimit për infektimin e tyre, edukatorja bashkë me familjen e saj janë karantinuar. Po ashtu dhe 12 fëmijët pjesë e grupit të edukatores janë karantinuar dhe pritet të bëjnë testimin.
Ndërkohë kopshti është dezinfektuar dhe grupet e tjera të fëmijëve pritet të vazhdojnë mësimin si zakonisht.