Futbollisti, Xherdan Shaqiri është infektuar me COVID-19, njoftoi Federata e Futbollit e Zvicrës, një ditë pasi 28-vjeçari iu bashkua ekipit kombëtar.
Lojtari i Liverpool-it kishte mbërritur në hotelin e ekipit të hënën pasdite përpara një ndeshje miqësore me Kroacinë të mërkurën.
Federata tha se ai ishte vënë në vetizolim.
Dy nga futbollistët e ekipit të Shaqirit, Sadio Mane dhe Thiago Alcantara, janë infketuar gjithashtu me koronavirus në javën e fundit.