Anestezisti, Mihak Kerci është infektuar me koronavirus dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Lajmin e bëri të ditur Shoqata e Anestezistëve, ku në një postim në Facebook shkruan:
“Prej disa ditesh prof.Mihal Kerci eshte nen asistence respiratore maksimale ne gjendje kritike per jeten.Jemi te gjithe ne mbeshtetje te ekipit mjekesor qe po i sherben me profesionalizem dhe perkushtim maksimal.
Lutemi te gjithe per shendetin e te palodhurit,organizatorit dhe drejtuesit te jashtezakonshem,kryetarit te shoqates sone! Me shpresen per ta kaluar situaten e veshtire,i urojme prof.Mishes rikuperim dhe sherim te shpejte !”
Deri më tani nga pandemia kanë humbur jetën 23 mjekë.