
Kryeministri bullgar, Boyko Borissov është infektuar me koronavirus. Lajmin e bëri të ditur ai vet ku në një postim në Facebook shkruan:
“Pas dy testeve PCR, sot rezultova pozitiv me COVID-19. Unë kam simptoma të përgjithshme, për momentin, sipas gjykimit të mjekëve, unë mund të trajtohem në shtëpi.”
Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angelov tha se ai është vetë-izoluar pasi është takuar me Borissov të premten.
“Unë jam izoluar. Do të kryej testin PCR sa më shpejt të jetë e mundur, ”shkroi ai në Facebook.