Shefi i shërbimit të Urgjencës në Elbasan është infektuar me Covid-19. Sipas mediave, ai së bashku me një pjesë tjetër të stafit janë vetë karantinuar.
Nuk ka ende asnjë lajm për mbylljen e përkohshme të Urgjencës së Elbasanit.
Në 24 orët e fundit, 495 të infektuar të rinj u zbuluan në vend, 22 prej të cilëve ishin në Elbasan.