
Tre gjyqtarë të gjykatës së Kurbinit janë infektuar me Covid-19.
Duke qenë se kjo gjykatë ka vetëm 3 gjyqtarë, janë pezulluar të gjitha proceset gjyqësore, përveç atyre për masat e sigurisë apo ato urgjente.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar një listë me 9 gjyqtarë, të cilët sipas një kalendari do të trajtojnë çështjet urgjente të Kurbinit.
Të tre gjyqtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa pjesa tjetër e stafit të gjykatës nuk është infektuar.