Katër pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në Devoll, në 24 orë t e fundit.
Mes tyre është doktoresha e qendrës shëndetësore në fshatin Miras. Ajo është infektuar nga një familjar i saji, pacienti i parë me Covid-19 në Devoll.
Pas rezultateve të testimit që tregonin se doktoresha është infektuar, stafi i qendrës shëndetësore është vetëkarantinuar.
Pavarësisht kësaj qendra shëndetësore nuk është mbyllur, por ofron shërbimet bazike përmes një mjeku që është dërguar aty.