79 aksidente rrugore kanë ndodhur në muajin shkurt duke u ulur me 15, 5 % në krahasim me 106 aksidente të muajit shkurt 2020. Ndërsa 204 aksidente rrugore kanë ndodhur për dy mujorin e parë të 2021, duke u rritur me 2,5 % në karahasim me, 199 aksidente të së njëjtës periudhë të 2020-ës, Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, të enjten.
Të dhënat kryesore të publikuara nga INSTAT janë:
Për muajin shkurt 2021, numri i të aksidentuarve është 103 persona nga 144 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 28,5 %.
Në dymujorin e parë të vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 268 persona nga 266 persona duke u rritur me 0,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Në muajin Shkurt 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 18 persona nga 12 persona të vdekur në Shkurt 2020.
Në dymujorin e parë të vitit 2021, numri i të vdekurve është 40 persona nga 29 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të vitit 2020.
INSTAT ka gjetur se shkaku kryesor i aksidenteve është sjellja e drejtuesit të mjetit. Ndërsa moshat kryesore janë “25–34 vjeç, duke zënë 31,6 % të numrit të aksidenteve gjithsej”.
Ndërsa qyteti me numrin më të lartë të aksidente është Tirana me 111.