Policia e Shtetit apo Garda e Republikës, në të cilat ky dypunësimi është i ndaluar me ligj, deklarojnë se gjatë pesë viteve të fundit nuk kanë evidentuar asnjë të tillë ndërsa realiteti tregon të kundërtën.
Të fortë fizikisht dhe mirëstërvitur, me armë që mund t’i mbajnë me vete në çdo kohë, me një pagë e cila nuk ju mundëson shpenzime të shumta dhe me një ofertë gjithnjë prezente, forcat shqiptare të sigurisë shpesh dypunësohen në kundërshtim me ligjin.
Fenonomi i cili ka qenë prezent prej dekadash në institucione si Polica e Shtetit është ulur me kalimin e viteve, por një investigim i Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësorore, tregon se ai është ende prezent, me një potencial të madh për të cënuar integritetin dhe efektshmërinë e forcave të sigurisë në vend.
Punët e dyta më të shpeshta janë ato si “bodyguards” (punonjës sigurie) në klubet e natës, ose si shoqërues të biznesmenëve dhe personave të tjerë të rëndësishëm. Nuk janë të pakta rastet kur dypunësimi bëhet edhe pranë grupeve kriminale në vend, të cilët kërkojnë siguri dhe mbrojtje nga grupet rivale.
Më të preferuarit janë punjësit e sigurisë të reparteve speciale të ndërhyrjes dhe forcave komando, për shkak të përgatitjes së tyre të lartë fizike dhe faktit se në punën shtetërore janë të angazhuar vetëm në raste të emergjencave.
Dypunësimi ndalohet me ligj në Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës, në një kohë kur burimet thanë për Qendrën se rreth 20 përqind e efektivave të këtyre institucioneve janë të dypunësuar.
Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.