![foto koronavirus Instituti i Shëndetit Publik nxjerr këshillat për publikun pas hapjes së ekonomisë](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/04/foto-koronavirus.jpeg)
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) këshillon qytetarët të kufizojnë daljet, të marrin furnizime ushqimore për të paktën një javë, të mbajnë distancë dhe të kujdesen për higjenën, tani që ekonomia po hapet.
Respektimi i këtyre masave ka për qëllim uljen e përhapjes së virusit, njofton në një postim në Facebook, ISHP.
17 pacientë të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, duke shënuar për ditën e tretë radhazi rritje të numrit të të infektuarve ditorë.
Ditët e fundit janë zbuluar tre vatra të reja infeksioni, në Durrës, Krujë dhe Berat. Të infektuarit në durrës dhe në Krujë janë pjesë e rrjetit të fasonerive “Endi”.
Në Berat, të infektuarit e rinj janë familjarë të ekonomistes së ndërmarrjes së ujësjellësit të qytetit, e cila u diagnostikua e para me Covid, ditën e hënë.